Kosova
Kurti e Clarck në CNN: Serbia kërkon veriun
Me tone të forta iu drejtua audiencës amerikane Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe, si rrjedhojë, po bëjnë dy luftra hibride ndaj tyre.
Kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gjigantin amerikan CNN. Në krah të Kurtit ishte edhe gjenerali amerikan, Wesley Clark, arkitekti i çlirimit të Kosovës.
Në intervistën e gjatë, Kurti përmendi faktin se Serbia ka angazhuar 48 baza operative rreth kufirit të Kosovës, duke pritur për një dritare të re të mundësive. Kurti theksoi se faktin se po kërkon nga partnerët perëndimorë t’i bëjnë presion Beogradit në mënyrë që të çaktivizojë këto 48 baza operative, transmeton A2Cnn, përcjell albinfo.ch.
Politikisht Serbia, sipas Kurtit, është shumë e ngjashme me Federatën Ruse. Ata nuk i njohin siç duhet fqinjët ata u shkaktojnë probleme fqinjëve të tyre sepse duan zgjerim, theksoi kryeministri i Kosovës.
Nga ana e tij, ish gjenerali amerikan, Clark qëndrimet e fundit të Serbisë kundër Kosovës i lidh me luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia i shërben interesit të Rusisë. Vuçiç përpiqet të duket sikur po luan me të dyja palët, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë atë që Putini dëshiron që ai të bëjë dhe ajo që ai dëshiron nga Putini është, natyrisht, autoriteti për të përdorur forcat e tij në Kosovë dhe të paktën të marrë gjysmën veriore të Kosovës”, theksoi Clark.
Clark dhe Kurti folën për Samitin e NATO-s, rëndësinë e tij dhe të ardhmen e Ukrainës. Sipas tyre parandalimi më i mirë i zotit Putin është futja e Ukrainës në NATO. Dhe sa më shpejt ta bëjmë, aq më mirë.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












