Kosova
Kurti e quan urgjente çështjen e adresimit të krimeve të luftës: Po i humbim dëshmitarët
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar urgjente çështjen e adresimit të krimeve të luftës në Kosovë, duke thënë se për krimet e Serbisë janë duke humbur dëshmitarët, përcjell albinfo.ch.
“Krimet nuk vjetërsohen, por dëshmitarët po janë më të moshuar. Besoni që në shumë prej varrezave ku janë martirët e dëshmorët e kombit, po bashkëngjiten edhe varret e të mbijetuarve që në vitet e fundit kanë ndërruar jetë. Andaj është çështje urgjente adresimi i krimeve të luftës sidomos për shkak se me kalimin e viteve jemi duke i humbur dëshmitarët. Dëshmitë janë aty, por jemi duke i humbur dëshmitarët sepse u bë çerekshekulli nga lufta e fundit në Kosovë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë të martën.
Deklarimin ai e bëri pasi përmendi listën e gjatë të masakrave që këtë muaj kanë përvjetorin e 25-të. Ai ka thënë se Qeveria e tij ka shtuar mbështetjen për familjet që kanë humbur më të afërmit e ka rritur mbështetjen për të dokumentuar me saktësi krimet.
Kurti po ashtu ka thënë se në pyetësorin për regjistrimin e popullsisë që nis këtë të premte ndër pyetjet do të jetë edhe çështja e dëmeve të pësuara gjatë luftës.
Ai ka thënë se në vitin 2023 janë intervistuar 191 dëshmitarë të krimeve të luftës, ndërsa vetëm sivjet deri tash janë intervistuar 169.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve












