Kosova
Kurti falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve
Sot, kryeministri Albin Kurti u ka dërguar letër falënderimi ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
Në letrën e falënderimit të Kurtit për ministren e Shtetit, Maitha bint Salem Al Shamsi, thuhet: “Spitali i fëmijëve ‘Sheikha Fatima’, që e inauguruam së bashku, do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit Tuaj për fëmijët e vendit tim”.
“Na ka gëzuar shumë gatishmëria dhe vullneti Juaj për të mbështetur edhe më tej spitalin e fëmijëve… Do të mirëprisnim investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në fusha të tjera dhe jemi të gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet më tej.
Ndryshe, më 13 shtator është mbajtur ceremonia e inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima” në Prishtinë, donacion ky i Emirateve të Bashkuara Arabe.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












