Lajme
Kurti: Fuqia e rinisë duhet të na shtyjë drejt zhvillimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj, ngjarje kjo e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë.
Në këtë ceremoni, ku i pranishëm ishin edhe Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, private dhe publike, Organizatat e Shoqërisë Civile, si dhe 200 të rinj, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi të nisim Muajin e Rinisë me kaq shumë të rinj bashkërisht.
“Për mua, çdo mundësi të flas drejtpërdrejt me të rinjtë është e rëndësishme, sepse vendimet që marrim tani dhe në vitet në vazhdim do të formojnë të ardhmen që ata do të trashëgojnë. Me agjendën e këtij Muaji, ne festojmë punën, angazhimin dhe potencialin e kësaj gjenerate”, tha kryeministri Kurti.
Para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha është pak të thuash se jemi krenarë me të rinjtë tanë, që në Kosovë dhe botë, po korrin suksese të njëpasnjëshme në të gjitha fushat dhe sektorët.
Në sport, muzikë dhe film, në biznes, teknologji dhe arsim të lartë, kudo që ata angazhohen, rezultati është arritje e jashtëzakonshme, u shpreh kryeministri Kurti, duke vlerësuar se shteti i Kosovës nuk gëzon ambasadorë më të mirë.
“Falë tyre, emri ‘Republika e Kosovës’ dhe simbolet tona shtetërore vazhdimisht paraqiten krah për krah me ato të shteteve më të zhvilluara në arenën ndërkombëtare”, tha kryeministri.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100









