Kosova
Kurti i kërkon Scholzit përkrahje për anëtarësim në KiE
Mesi i muajt maj është vendimtar nëse Kosova do të futet në agjendë në seancën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.
Gjermania, Franca dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Qeverisë të bëjë hapa urgjentë për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri Albin Kurti, gjatë një bisede telefonike me kancelarin 2gjerman, Olaf Scholz, e ka siguruar atë se Qeveria do t’i zbatojë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja bazë, ku bën pjesë edhe Asociacioni. Por, nuk ka treguar se kur pritet që Qeveria ta dërgojë draftin në Kushtetuese.
“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, tha Kurti.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili njëherësh është pjesë e delegacionit parlamentar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se Qeveria duhet të ketë kujdes, pasi sipas tij, Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në Këshill.
‘’Raporti e saktëson se Kosova i ka përmbushur kushtet. Kosova e meriton me pas kërkesën për të qenë anëtare e Këshillit. Asociacioni nuk është në raport. Qeveria të ketë kujdes”, tha Tahiri.
Mediat gjermane kanë raportuar se në Berlin është dhënë ideja që draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga evropianët, të interpretohet nga juristët kushtetues të Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit e partisë në pushtet nuk kanë një informacion të tillë. Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se Asociacioni nuk është kusht dhe nuk mund të zbatohet përpara pikave të tjera të marrëveshjes bazë me Serbinë.
‘’Ka pasur jurist eminent që kanë listuar në raport parakushtet esenciale kushtetuese, dhe asnjëra nga to nuk është domosdoshmërisht themelimi i Asociacionit”, tha Muja.
Serbia ka vazhduar fushatën kundër Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se Franca dhe Italia kanë shprehur rezerva, ndërkaq Hungaria është kundër anëtarësimit të Kosovës.
Seanca është paraparë të mbahet më 16 dhe 17 maj.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













