Kosova
Kurti: Jemi në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë
Pasi u njohën patentë-shoferët e Kosovës nga Gjermania, Italia e Austria, Kurti: Jemi në proces të njihen edhe nga Kanada dhe Turqia
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se janë në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë, përcjell albinfo.ch.
Këto komente Kurti i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku njoftoi se nga muaji i ardhshëm hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë edhe në Austri.
Kurti tha se shërbimin diplomatik po e vënë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve.
“Ministritë tona janë angazhuar vazhdimisht në përmirësimin dhe digjitalizimin për bashkatdhetarët. Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patentë shoferëve të Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo, përveç se ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrim më të shpejtë në vendin e punës. Fillimisht ishte Gjermania ajo që njohu patentë shoferët tanë. Nga hyrja në fuqi e marrëveshjes në prill të vitit 2023, rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patentë shoferët nëpërmjet kësaj marrëveshjeje”, tha Kurti.
“Nga muaji kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patentë- shoferëve, ndërsa nga muaji i ardhshëm siç ka njoftuar edhe ambasada e jonë në Austri hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë, që lehtëson procedurën e konvertimit për shtetasin e Kosovës. Në proces të finalizimit njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve jemi me Kanadanë dhe Turqinë për herë e më shumë shërbimin tonë diplomatik po e vëmë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve”, tha Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











