Lajme
Kurti: Jemi të përkushtuar me punë që ta ndalojmë hovin e koronavirusit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot zhvilloi një vizitë në Anamoravë.
Ai është takuar me të parin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, me qëllim mobilizimin e institucioneve lokale dhe atyre qendrore në parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Kurti i bëri këto komente në një konferencë për media gjatë një vizite në Komunën e Gjilanit.
“Jemi të përkushtuar me punë që ta ndalojmë hovin e koronavirusit. Puna edhe më e madhe duhet të vazhdojë në muajin prill. Muaji prill është vendimtar për daljen nga kriza”, tha Kurti.
Ai theksoi se qeveria do të zhvillojë sot një mbledhje online, ku do të diskutojë për masat e tjera ndaj kësaj situate, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore














