Kosova
Kurti: Jetoj në një banesë 61 m2, me qira
Pak nga privatësia e Kurtit
Së fundmi, kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se jeton në një banesë 61 metër katëror dhe mbi të gjitha, me qira.
Ai ishte i ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, dhe është shprehur se nuk kërkon të pasurohet, por njëkohësisht thotë se nuk ankohet nga ana materiale, pasi siç thotë ai ka vetëmjaftueshmëri.
Më poshtë mund ta shihni një pjesë të shkëputur nga intervista:
Albin Kurti: Banesa ime i ka 61 m2.
Artur Zheji: Keni porositur një vilë të re për 2-3 vitet e ardhshme?
Albin Kurti: Jo, nuk kam porositur.
Artur Zheji: Nëse pas 2-3 vjetësh kryeministër mund t’ju lindë dhe një fëmijë tjetër, do të ketë nevojë për hapësira banimi, ndonjë pishinë…se në Shqipëri kështu ndodh, do ta ndjeni veten sikur keni ngjyer gishtin e korrupsionit apo do të thoni që është normale….gruaja juaj është e pasur?
Albin Kurti: Gruaja ime nuk është e pasur.
Artur Zheji: Pra nuk mund ta blejë ajo vilën?
Albin Kurti: Jo, nuk mund ta blejë ajo. Unë jam në këtë banesën 61 m2. Më e rëndësishme sesa banesa ku banoj është fakti që e kam me qira. Nuk është pronë imja.
Artur Zheji: Nuk është pronë juaja?
Albin Kurti: Jo!
Artur Zheji: E tmerrshme, një grua shqiptare në Shqipëri do t’ju mallkonte që nuk keni blerë as 60 m2. Shyqyr që e keni norvegjeze.
Albin Kurti: Mos i fajësoni gratë, se burrat i kanë fajet. Burrat kanë qejf t’i fajësojnë gratë për fajet që kanë ata. Një burrë nuk e dëgjon gruan për shumë gjera dhe po e dëgjon për këtë. Është një lloj shovinizmi mashkullor i njerëzve që kanë vendosur të korruptohen dhe mandej leja fajin gruas. Nuk është ashtu fare.
Artur Zheji: Me 60 m2 nuk jetohet. Gjithë ky burrështeti, të mos kesh 3 kate vilë.
Albin Kurti: Burrave shqiptarë nuk ua kanë mësuar gratë e tyre shampanjën. Njerëzit duan që të pasurohen, sepse ka një propagandë kundër meje që unë i dua të gjithë të varfër. Jo mor, le të pasurohen, por me ligj, me nder dhe punë.
Artur Zheji: Zoti Albin, pse duhet ta besoj unë që ju doni të pasuroni të gjithë të tjerët dhe vetë nuk doni të pasuroheni
Albin Kurti: Unë nuk dua ta pasurohem, por në të njëjtën kohë nuk po ankohem për gjendjen time materiale. Kam një lloj vetëmjaftueshmërie në kushtet e mia. Tani më janë bërë shumë libra, dorën në zemër do ta kisha marrë një banesë tjetër me qira me një dhomë më shumë, ama jo ta blej, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











