Kosova
Kurti kërkon ndihmën e diasporës për luftën kundër koronavirusit
Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.
Është bërë e ditur se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndimojnë qeverinë me mjete financiare për ta luftuar koronavirusin.
Së fundmi, në një video drejtuar diasporës, të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë, shkruan albinfo.ch.
Kurti ka theksuar se të gjitha mjetet do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.
“Të dashur bashkatdhetarë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, ju bëj thirrje që edhe këtë herë të bëheni pjesë e solidaritetit, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, dhe të na ndihmoni në luftën kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]. E kemi parasysh që pandemia ju ka prekur edhe juve në mërgatë, e edhe të afërmit tuaj në Kosovë. Mirëpo, si gjithnjë, kur kemi qëndruar së bashku, edhe këtë herë do t’ia dalim së bashku”, ka thënë Kurti.
Në Kosovë aktualisht janë të infektuar 283 persona me koronavirus. Deri më tani, 58 janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.
Autoritetet tashmë kanë ndërmarrë disa masa për frenimin e përhapjes së sëmundjes, përfshirë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik dhe futjen në karantinë.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/173310673755755/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj













