Kosova
Kurti kërkon të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në paraqitjen e tij pas samitit “Ballkani Perëndimor takon BE-në” të mbajtur sot në Shkup, ka thënë se ai sa herë që i vjen mundësia kërkon që të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Më 15 dhjetor të vitit 2022 kemi dorëzuar aplikimin zyrtar për anëtarësim në BE. Presim nga Komisioni Evropian pyetësorin me mijëra pyetje, e do të jemi të durueshëm e të vëmendshëm t’u përgjigjemi të gjithave. Por, nuk është fer që një shtet, ku vullneti për t’u anëtarësuar në BE është 94 për qind të mbetet peng i çështjes së normalizimit me një shtet, ku vullneti i anëtarësimit mbetet 35 për qind, e mbetet prapa nesh sa i përket sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, aktualisht dialogu po zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve dhe se nuk ka diçka të re sa i përket ndonjë takimi të mundshëm të nivelit të lartë, teksa ka deklaruar se Kosova nuk ka vendosur ndonjë masë tregtare ndaj Serbisë, por thjesht ka masa sigurie dhe se ato do të mbeten derisa grupi terrorist prapa sulmeve në Banjskë të 24 shtatorit të mbetet i lirë në Serbi.
Ndër të tjera, i pyetur për nismën “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Kosovës është shprehur se nuk është mjaftueshëm evropian teksa, sipas tij, plani për zgjerimin e BE-së “është mjaftueshëm i hapur”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











