Kosova
Kurti: Kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike, “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”
Sipas Kurtit, kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të enjten se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike.
Në një deklarim para mediave, ai ka thënë se nëse ka fatura të fryra KESCO dhe ZRRE-ja janë adresa ku duhet të drejtohen qytetarët.
Sipas Kurtit, kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike, “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.
“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRRE janë adresa, të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat. Mirëpo, nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë, natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.
“Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”, është shprehur Kurti pas vizitës në “Lagjen 29” në Fushë-Kosovë, ku u bë përurimi i rrjetit të ujit të pijes për dy fshatra dhe dy lagje të kësaj komune, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës më tej ka thënë se po përpiqen maksimalisht që të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme të energjisë elektrike.
“Kemi subvencionuar, kemi ndihmuar edhe sa u përket pajisjeve efiçiente për amvisëri edhe për bizneset, në vazhdimësi po përpiqemi maksimalisht me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të kenë furnizim të qëndrueshëm edhe çmime të përballueshme, por shtrenjtim të energjisë nuk ka”.
“Nëse ka konsum më të lartë, vjen fatura më e lartë dhe natyrisht se ju e dini që ata që kanë kursyer, i kemi shpërblyer dhe tash kanë pajisje efiçiente me mijëra familje, andaj kush ka dyshime se iu ka fryrë fatura, KESCO dhe ZRRE janë adresa”, ka deklaruar Kurti.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













