Kosova
Kurti: Lajçak ishte në një linjë me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar ndërmjetësin e Bashkimit Evropian për anëshmëri në procesin e dialogut.
Ai thotë se Lajçak ishte në një vijë me Serbinë.
“Unë në plan nuk kisha shpikur e shtuar asgjë. Pasi u refuzova në sinkroni nga Vuçiqi e Lajçaku, ua shtrova një pyetje bazike: ‘Pasi po refuzoni propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë ndonjëherë ndonjë propozim të ndonjë plani të sekuencimit’. Lajçaku tha që po, me bindje të plotë, gjithashtu edhe Serbia tha po. Unë u kërkova ndonjë dokument, por nuk m’u dha. Pas shumë insistimeve, m’u soll një dokument që m’u tha se është propozimi i Serbisë për planin e sekuencimit”, ka thënë ai.
“Pasi përfunduan takimet dhe pas daljes time në media, ndërmjetësi lëshoi një dokument sekuencimi që tha se Vuçiqi e pranoi e Kurti e refuzoi. Një informacion i tillë është i pavërtetë… Dokumenti i tillë i Lajçakut ishte refuzuar më 19 korrik nga z.kryeministri Bislimi. Pse kjo katrahurë informacioni nga zyra e Lajçakut… Më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes në përgjithësi… Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në plotëni, ose nuk mund të zbatojmë atë që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”, tha Kurti në konferencë për media.
Ai shton se për këtë ka informuar Italinë, Gjermaninë, Francën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












