Kosova
Kurti: Marrëveshja e Ohrit është njohje de fakto
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se marrëveshja e Ohrit është njohje de- fakto e Kosovës nga Serbia.
Në një intervistë për RTK-në ai tha se sot duhet të pyetën të gjithë zyrtarët ndërkombëtarë se çfarë mendojnë për deklaratën e Vuçiqit (Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë v.j) që do ta shkelë nenin 4 të marrëveshjes.
“Nuk kam çfarë të flas më shumë për këtë”, tha Kurti.
“Unë jam në pozicion të favorshëm gjithmonë, por tash është edhe Kosova. Kosova nuk ka nevojë të jetë në defansivë”, tha ai, duke shtuar se për shkak të marrëveshjes së favorshme, bëhet kjo luftë për Asociacionin.
“Tash duhet shumë kreativitet e imagjinatë që vetëmenaxhimi të bëhet Asociacion”, tha ai. “Tash janë bërë shumë artista edhe në studio televizive se si Vetëvenaxhimi të bëhet Asociacion”.
Kurti tha se fjalën e ka për disa analistë politik. “Provojnë të gjejnë fjalën Asociacion që nuk është askund”.
Duke folur për çështjen e Asociacionit, kryeministri Kurti tha se ka një të tillë në marrëveshje, e kjo është në nenin 10, ku palët obligohen të zbatojnë marrëveshjet e kaluara.
Megjithatë ai tha se janë 39 marrëveshje që nga 2011. “Janë edhe marrëveshja për kthimin e librave kadastralë, diplomat, ajo e parimeve etj”.
Kurti u shpreh se është një thes me marrëveshje e duhët trajtuar me kujdes.
“Nuk e mohoj një gjë të tillë, por ajo në nenin 7 ku i referohet komunitetit serb, kemi qenë kreativ, ku siç thuhet, vetëmenaxhimit, e simodomos ofrimit të shërbimeve për ta”.
Kryeministri deklaroi se në këtë rast kjo ka të bëjë me shërbime e jo struktura. “Niveli i vetëmenaxhimit, pa rrezikuar rendin Kushtetues të Kosovës”.
Ai tha se ka bërë vazhdimisht oferta. “Në momentin kur bëra ofertë, pala tjetër kërcënoi për ndërprerje të bisedimeve”.
Kurti tha se oferta ishte qartë për statutin e Asociacionit. “Kam kërkuar tri shtylla të Asociacionit. Nëse jemi dakord, u kam thënë, me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës, me qëndrimin evropian e amerikan, në këto tri shtylla, unë nesër ua sjell draftin e statutit”.
Ai është shprehur se palëve u ka thënë se do tu sjellë propozim që as vetë ata nuk mund ta refuzonin. Kryeministri tha se të gjithë ishin në hotel dhe në mëngjesin e 19 marsit, kanë mundur ta kenë draftin duke u bazuar në këto tri shtylla.
Ai tha se vetëmenaxhim nuk është vetadministrim e as vetëqeverisje.
“Thotë vetëmenaxhim i komunitetit serb e jo komunave të serbe të Kosovës”, tha Kurti.
Sipas tij, kur thuhet vetëmenaxhim i komunitetit serb dhe përmendet Këshilli i Evropës, e ke në kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare.
Duke sqaruar, sa i përket Asociacionit, kryeministri më tej tha se qëndrimi i BE-së bazohet në vendimet e paraardhësve të tyre në këto pozita.
“Kur mua më thonë se parardhësit tuaj kanë nënshkruar dhe duhet zbatuar marrëveshjet, edhe ata kanë paraardhës dhe ata kanë garantuar se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











