Lajme
Kurti ministrave: Mos rrini ulur nëpër kolltukë e të urdhëroni nga lart!
Kryeministri Albin Kurti ka folur për herë të parë në mbledhjen e qeverisë para ministrave, raporton Gazeta Express.
Kurti, pasi që uroi kabinetin qeveritar tha se do të punojnë në emër të qytetarëve.
“Është kënaqësi t’ ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar për rolin dhe detyrën që e keni marrë dhe e kemi marrë bashkërisht. Po e filloj duke uruar secilin prej jush, për pozitën dhe përgjegjësinë që do ta keni për t’u shërbyer qytetarëve, është mirë ta themi që në fillim që ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë në emër të tyre dhe për ta”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri Kurti tha se nuk do të pushojnë deri sa të shpërblejnë besimin e qytetarëve. Ai shton se do të ishte mirë që ministrat e rinj të dilnin më shumë në terren, e jo të rrijnë në zyrë.
“Nuk mund të pushojmë deri sa ta shpërblejmë besimin e tyre, 100 ditët e para do të jenë të zëna me angazhim dhe me përkushtim maksimal, karrikat i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrijmë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin, programi ynë është ambicioz aq sa janë edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit tashmë janë te ky kabinet qeverisës, do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin që del nga marrëveshja e përbashkët, sepse me të do të zgjohemi në mëngjes dhe do të flejmë në mbrëmje, le të bëhemi të thjeshtë e të drejtë, Ministri i Bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me fermerët sesa në zyrën e tij, e ministri i Shëndetësisë me mjekë e me pacientë, jo të rrijnë ulur në kolltukë e të urdhërojnë nga larg, po të zbresin poshtë sa më afër te qytetari, mandati mund d të jetë edhe privilegj, por është mirë që ta kuptojmë si privilegj për të shërbyer, e jo për të urdhëruar, jepni kuptim pozitës së ministrit çka s’ka pasur asnjëherë pas luftës”, tha ai.
Kurti tutje shtoi se sukseset dhe dështimet e kësaj qeverie janë të përbashkëta dhe jo personale.
“Sukseset dhe dështimet janë të përbashkëta dhe jo personale. Në këtë qeveri do të jemi Qeveria e Republikës së Kosovës, dera ime është e hapur për çdo ditë, në çdo orë dhe çdo minutë, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa zbatimi i programit.
Jam i bindur se ky shanse është unik për secilin prej jush, takimet tona do të jenë të shpeshta dhe të shumta, sepse ministritë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Të mos harrojmë që qeverisja jonë është pasqyrë me të cilën qytetarët e shohin vetveten”, përfundoi Kurti, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin Gjiganti suedez i mobilieve IKEA është përballur me kritika të forta në Zvicër për mënyrën se... -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15











