Kosova
Kurti: Mos të stigmatizohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë nderime te memoriali “Heroinat” në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kryeministrin e Kosovës gjatë kësaj vizite e kanë shoqëruar Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sulimani, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Ai i ka falënderuar për guximin e forcën e tyre.
«U jemi mirënjohës për angazhimin e vazhdueshëm për të luftuar stigmën që e përcjellë këtë krim. U bëjmë thirrje të gjithëve për përkrahje të pakushtëzuar shoqërore për gratë e burrat e tjerë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.», ka thënë Kurti duke nderuar rreth 20 mijë gra e burra kanë paguar çmim të lartë fizik, psikik e emocional për lirinë e vendit.
“Ministria e Drejtësisë, Qeveria jonë, unë si kryeministër, Kuvendi, Presidentja, mekanizmat dhe institucionet e shtetit janë në krye të detyrës në mënyrë që kësaj kategorie t’i ndihmojmë dhe ta mbështesim me krejt çka mundemi. U bëjmë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë kundër stigmatizimit. Kjo kategori ka kripë në plagë që i bën plagët e luftës të djegin edhe më shumë”, ka deklaruar Kurti.
Njëra prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se tani Kosova e ka ushtrinë dhe policinë e saj, që nuk do ta bënin kurrë krimin që e ka bërë Serbia.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis












