Kosova
Kurti: Mund të jetojmë edhe pa njohjen e Serbisë
Do të ishte mirë nëse Serbia na njeh, por unë nuk do të paguaj për atë, as me territorin e Kosovës, as me funksionalitetin e shtetit tonë, tha Kurti
“Unë do të preferoja që Serbia ta njohë Kosovën, por nëse Serbia nuk e dëshiron atë, ne duhet të vazhdojmë të jetojmë pa atë njohje”.
Kështu është deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për portalin e lajmeve me seli në Serbi, European Western Balkans (EWB).
Kryeministri Kurti, gjatë intervistës ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk paguhet as me territor e as me asociacion.
“Do të ishte mirë nëse Serbia na njeh, por unë nuk do të paguaj për atë, as me territorin e Kosovës, as me funksionalitetin e shtetit tonë”, ka thënë Kurti për EWB, përcjell Albinfo.ch.
Kurti, më tutje ka folur edhe për procesin e “Mini–Shengenit“ duke e konsideruar atë të pa vlefshme.
“Nuk e kuptoj pse na duhet “Mini-Shengen” kur kemi procesin e Berlinit, i cili tani e ka përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal. Pra, pse do të na duhej “Mini-Shengeni” nëse kemi Tregun e Përbashkët Rajonal? ”, ka deklaruar ai.
Kryeministri Kurti ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit duke mohuar të ketë thënë se ai s’do ta marrë parasysh të gjithë Marrëveshjen e Uashingtonit.
Ai e ka cilësuar pikën e fundit të Marrëveshjes së Uashingtonit, pra njohjen e Kosovës nga Izraeli si pjesën më të vlefshme të marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












