Kosova
Kurti në Londër, i kundërvihet Brnabiqit: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo “Kosova e Metohija”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, në Londër pas fjalës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq, ka reaguar duke thënë se Kosova është Republikë dhe jo Kosova e Metohija, transmeton albinfo.ch.
“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo si po i referohet këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të ndiqja këtë rrugë, do të merrja shumë kohë për të folur, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, e Sanxhaku, e Toplica, e Rashka dhe Lugina e Preshevës”, ka thënë ai.
Reagimi i Kurtit erdhi pas deklaratës së kryeministres serbe, e cila e quajti Kosovën provincë autonome të Serbisë.
“…kur them Serbia Qendrore, e kam fjalën Serbia, por një pjesë që nuk është e përfshirë në statistika është provinca jonë autonome Kosova e Metohija që ne e konsiderojmë që është pjesë e jona”, ka thënë ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? Numri i apartamenteve të lira në Zvicër ka qenë në rënie për vite me radhë. Tre... -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit -
Cilat kompani zvicerane do të shkurtojnë vendet e punës në vitin 2026? -
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës














