Kosova
Kurti në Shkup: Krimi e korrupsioni është multietnik, do ta luftojmë në tërë vendin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup ka thënë se qeveria e tij është duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar multietnik.
Kurti ka ritheksuar po ashtu se nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Ballkanit Perëndimor ku nuk bën pjesë edhe Bashkimi Evropian.
Në këtë samit, Kurti u pyet edhe për stabilitetin në Kosovë, me këtë rast ai komentoi aksionin e policisë kundër mallrave të kontrabanduara në disa qytete të vendit, përfshirë këtu edhe veriun. Për situatën e krijuara në veri të Mitrovicës, Kurti ka thënë se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë mirë ndërmjet vete, megjithëkëtë ai tha se korrupsionin dhe krimin do ta luftojnë atë pa marrë parasysh çka ndodh.
“Për një stabilitet institucional dhe sundim të ligjit, ne jemi duke luftuar korrupsionin dhe krimin organizuar, i cili është multietnik. Kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë mes veti. Ne duam dhe do t’i luftojmë ata pa marrë parasysh se çka ndodh. Për shembull, dje ne mëngjes derisa ishte një operacion i policisë në katër komunat e Kosovës dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë, kanë qenë serbë, madje, edhe shumica policë, duke përfshirë gjykatës, prokurorë. Mendoj se është gabim t’i jepet kontekst etnik dhe politik luftës kundër korrupsionit, si dhe krimit të organizuar. Duhet të bashkëpunojmë si shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kundër krimit të organizuar”, ka thënë ai.
Sa i përket integrimit të tregut ballkanik, Kurti u shpreh se kjo është e mundur duke i zbatuar katër liritë bazike.
“Është e mundur që më shumë t’i integrojmë ekonomitë tona, duke i zbatuar katër liritë bazike, duke u integruar në një treg të përbashkët me BE-në dhe si çështje finale pranimi në BE. Por, si socialdemokrat besoj në barazi që burrat dhe gratë të punojnë, të aftësohen dhe të kenë sukses secili për pjesën e vetë. Por, duhet t’i shohim të gjitha këto si të ndërlidhura, pasi që nuk është e mundur që të ecim përpara derisa injorojmë ndodhitë e së kaluarës, ose duke injoruar realitetin aktual. Në vend të kësaj duhet të punojmë së bashku, ta pranojmë njëri tjetrin për t’u ballafaquar me të gjitha sfidat që hasim sot”, ka theksuar Kurti.
Kryeministri në samitin e Shkupit ka thënë po ashtu se Bashkimi Evropian është fati i Kosovës, derisa ka kërkuar edhe fonde zhvillimore nga BE-ja.
“BE-ja është fati ynë dhe Evropa është kontinenti për Kosovën. Ekonomia në Kosovës është shumë më mirë tani, por pikërisht për këtë arsye kemi nevojë më shumë ndihmë se përpara. Jo ndihmë humanitare, si në të kaluarën, por fonde zhvillimi. Të hyrat e qeverisë janë rritur për 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, qarkullimi bizneseve është rritur për 30 për qind dhe eksportet 60 për qind. Viti 2021, është viti ku ne parashikojmë rritje ekonomike së paku 10 për qind”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













