Kosova
Kurti: Në Veri po veprojnë grupe të ekstremit të djathtë që vandalizojnë e sulmojnë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të martë përmes rrjetit social në Facebook u është drejtuar qytetarëve për situatën në veri.
Ai thotë se kryetarët e zgjedhur të veriut kanë legjitimitetin e plotë të shkojnë në komuna.
“Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve”, u shpreh ai, përcjellë albinfo.ch.
Kurti ka shtuar se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe se demokracia e saj nuk mund të suspendohet a mbahet peng. Ai thotë se në veri po veprojnë grupe të së djathtës ekstreme që vandalizojnë e sulmojnë dhe se komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre.
“Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti. Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq”, është shprehur shefi i ekzekutivit në deklarimin e tij, përcjellë albinfo.ch.
Mes tjerash Kurti ka dënuar edhe dhunën e përdorur dje ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve. “Policia jonë dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore. Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta”, vijon Kurti.
Derisa mesazhin e tij e ka përfunduar me urim për shërim të plotë të të lënduarve.
“Dhjetëra të lënduarve ju dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Falënderoj kryetarët e komunave që përkundër vështirësive kanë shfaqur vullnetin e sinqertë për t’u shërbyer qytetarëve i cili dëshmohet edhe në këto situata. Falënderoj policët e Kosovës, që përkundër tensioneve dhe sulmeve, kanë kryer detyrat e tyre me profesionalizmin më të lartë. Falënderoj pjesëtarët e KFOR-it që përkundër synimeve të huaja për destablizim, po ruajnë paqen dhe sigurinë. Falënderoj gazetarët dhe mediat që përkundër rreziqeve dhe pasigurisë, na sollën me zë dhe figurë fytyrën e vërtetë të protestave të milicëve të dhunshëm. Dhe falënderoj veçanërisht qytetarët e Republikës për mirëbesimin dhe mbështetjen”, përfundon kryeministri Kurti, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në BernëMbrëmjen e djeshme, Ambasada... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











