Kosova
Kurti niset për Paris, paralajmëron takim me Vuçiqin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi ka bërë të ditur se nesër do të niset për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Kurti theksoi se gjatë kësaj vizite, mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Jam i gatshëm sepse i përgatitur dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti, transmeton albinfo.ch.
Sipas Kurtit janë dy propozime në tavolinë, një propozim i tij, me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit si dhe propozimi franko-gjerman, ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.
“Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, është shprehur Kurti.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues












