Kosova
Kurti nuk e ka ndarë mendjen për takimin në Bruksel
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e ka ndare ende mendjen nëse do të shkojë në Bruksel për takim të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas ftesës së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili paralajmëroi një takim për menaxhimin e krizës.
Kryeministri Kurti mbajti një qëndrim sfidues ndaj ftesës së zotit Borrell.
“Nuk kam vendosur ende, por do ta njoftoj me kohë zotin Borrell, sepse nuk na ka ftuar për sonte por javën e ardhshme”, theksoi ai, duke e cilësuar të çuditshme ftesën për takim, pak pasi zoti Borrell e kishte refuzuar një plan të Kurti për uljen e tensioneve në veri, shkruan Zëri i Amerikës.
Tutje thotë se ai vetë ka kërkuar takim i pari.
“Kur kërkova unë që të takohemi në Bruksel ai më tha se së pari na duhet shtensionimi. Menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve, zoti Borrell, kërkoi takim të nivelit të lartë. Kur tensionet janë rritur mora ftesën për takimin e nivelit të lartë”, tha kryeministri Kurti, përcjell albinfo.ch.
Kurti është shprehur i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat më shumicë serbe në veri të Kosovës, por së pari tha ai, duhet të vendoset sundimi i ligjit.
“Nuk do t’ia dorëzoj republikën demokratike një milicie fashiste dhe ekstremistëve të dhunshëm”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës












