Kosova
Kurti: “Opozita po ia zgjat mandatin Qeverisë në detyrë”
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për mediat kosovare ka komentuar mbi ngërçin institucional që po zvarrit procesin e formimit të institucioneve të reja. Ai ka akuzuar opozitën për mungesë veprimi, duke thënë se “po ia zgjat mandatin Qeverisë aktuale”.
“Jam tashmë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit tim. Çdo opozitë demokratike në botë përpiqet t’ia shkurtojë mandatin Qeverisë. Vetëm opozita në Kosovë ia zgjat mandatin Qeverisë në detyrë,” – u shpreh Kurti, pas ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për aneksin e depos së barnave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kurti theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje me opozitën për të zgjatur këtë mandat dhe shtoi se aktualisht mungon një shpjegim racional për situatën e krijuar në Kuvend.
“Sa më herët që e konstituojmë Kuvendin – përmes votimit të fshehtë të Kryesisë, që po e provojmë tani, aq më shpejt hapet rruga për formimin e Qeverisë së re,” tha Kurti.
Sipas tij, vetëm pas formimit të Kuvendit mund të fillojë procesi për krijimin e Qeverisë së re, dhe partia fituese do të ketë mundësinë të dëshmojë veten për të vazhduar më tej me udhëheqjen e institucioneve.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












