Kosova
Kurti pas sulmit në Ankara: Ta luftojmë bashkë terrorizmin
Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm, i cili u cilësua “terrorist” nga institucionet atje, përcjell albinfo.ch.
Pesë persona u vranë, dhe mbi 20 mbetën të plagosur, kurse edhe dy prej sulmuesve u “neutralizuan”.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e ka dënuar “fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSASh) dje në Ankara”.
“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia popullit të Turqisë dhe familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë”.
“Le të qëndrojmë dhe të punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit”, shkroi Kurti.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













