Kosova
Kurti pas takimit: Vuçiq nuk ndryshon
Scholz: Serbia të njohë Kosovën
Mësohet se pas darkës jozyrtare të shtruar në Berlin, ku i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, kreu i ekzekutivit kosovar bëri të ditur po ashtu se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, por në nivel kryenegociatorësh.
Në një deklaratë për RTK-në, Kurti theksoi se qëndrimet e Vuçiçit janë të vjetra.
“Në pallatin Borsig, në periferi të Berlinit, u mbajt takimi i tretë me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Lajçak-ut, i cili ishte një parapërgatitje për javën e ardhshme kur më 13 maj, kryenegociatorët tanë takohen në Bruksel. Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje të detyrueshme që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Por, në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Milloshevici, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta, do të thosha”.
Kurti shtoi se tashmë, edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë të qartë se është Serbia ajo e cila duhet të ndryshojë, në mënyrë qe të ketë zgjidhje e marrëveshje.“Po e ritheksoj se qëndrimet janë të vjetra dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të kemi një marrëveshja të re çfarë i nevojitet jo vetëm raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe Ballkanit në përgjithësi, e do të thosha, edhe Bashkimit Europian”, nënvizoi ai. Sipas kryeministrit kosovar, agresioni rus në Ukrainë i ka shtuar edhe më shumë mosmarreveshjet mes Kosoves e Serbisë. Përpara takimit me Lajçak, si ai ashtu edhe Vuçic patën takime të ndara në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i cili theksoi pas bisedës me Kurtin se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











