Kosova
Kurti për mediat e huaja: Do të votoja për bashkimin me Shqipërinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë me zë për revistën online “Monocle” ka thënë se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë, vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.
“Vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, por kemi të njëjtën gjuhë dhe jemi një komb. Kur e deklaruam pavarësinë, e deklaruam kundër Serbisë dhe jo kundër Shqipërisë”, tha Kurti.
“Në anën tjetër, ka shumë qytetarë në BE që kanë shtetësi të dyfishtë. Mendoj që ka edhe shumë që kanë tri pasaporta, dhe i inkurajoj që të votojnë në të gjitha vendet ku janë qytetarë dhe kanë shtetësi”.
“Nëse do të kishte dy referendume, njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam kryeministër këtu që fitoi mbi premtimin për punë dhe drejtësi dhe punësim për rininë.
“Në këtë mandat ky është prioriteti im, por në të ardhmen sigurisht që nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejtë dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE përnjëherë, disa s’duan të hyjnë në NATO, por Kosova po”.
Kurti është pyetur edhe për marrëdhëniet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përfshirë Hashim Thaçin dhe se a është i gëzuar që ai po gjykohet në një shtet tjetër.
“Ish-presidenti Thaçi dëshironte që në një farë forme të monopolizonte historinë për përfitime politike. Asnjëherë s’e kam kontestuar kontributin e tyre gjatë luftës, dhe unë isha po ashtu pjesë e saj, pas luftës disa gjëra ndodhën ku disa udhëheqës të UÇK-së me fuqi politike filluan të fitojnë përfitime materiale dhe idealizmi i tyre devijoi.
“Absolutisht jo (nuk i gëzohem gjykimit të Thaçit në Hagë), unë do të doja që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë për korrupsionin që e kanë bërë këtu në Kosovës, sepse ata janë kryesisht përgjegjës për privatizimin abuziv dhe tenderomaninë”.
Ai ka thënë se krerët e UÇK-së do të duhej të gjykoheshin në Kosovës për krime paqeje që i kanë bërë ekonomisë dhe shoqërisë dhe jo nga një gjykatë “sui-generis” që ka mungesë transparence dhe që po merret me diçka që është trajtuar nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), nga gjykatat e UNMIK-u dhe ato të EULEX-it.
“Është një gjykatë tjetër speciale dhe kemi një trajtim special, unë do të doja një trajtim normal, gjykata normale në Kosovë që merren me krimin dhe korrupsionin”, ka shtuar tutje kryeministri Kurti.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











