Kosova
Kurti për zhvillimet në veri: Në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste
Për situatën në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Kurti njoftoi për këtë bisedë, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Twitterin e tij, përcjell albinfo.ch.
Temë kryesore sipas kryeministrit ishte sulmi ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve që ndodhën dje pasdite në veri.
Sipas Kurtit, në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.
“Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti.
“Spoke w/ SE Lord Stuart Peach about the outrageous attacks on Police, KFOR & journalists. In a democracy there is no place for fascist violence—no appeal from ballot to bullet. Citizens of all ethnicities have a right to full & unencumbered service of their elected officials.”
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut











