Kosova
Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve
Kurti: Kidnapimi i policëve të Kosovës, akt agresor e hakmarrës, po na befason heshtja e ndërkombëtarëve
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili u mblodh pas zhvillimeve të djeshme në veri, ku tre zyrtarë policorë u kidnapuan nga focat serbe, përcjell albinfo.ch.
Kutri tha se rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë e hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin dhe intencë për eksalim e destabilizim në kohën kur Qeveria propozoi planin 5-pikësh për shtensionim të situatës.
Kurti tha se është e habitshme heshtja e faktorëve ndërkombëtarë karshi veprimeve të Serbisë.
“Posa e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u mbajt duke pasur si temë veprimin agresor të Serbisë dje. Diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, me theks në katër komunat në veri e përgjatë brezit kufitar. Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre, ndan të dhënat më të fundit dhe rekomandimet e tyre.
Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin dhe intencë për eksalim e destabilizim në kohën kur ne kemi propozuar planin 5 pikësh.
Për këtë arsye institucionet ona të sigurisë e kanë rritur nivelin e sigurisë, janë shtuar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që hyjnë nga Serbia, sidomos ato transportuese. Cenimi i djeshëm i kufirit nga Serbia na detyron të rrisim kontrollet. Synimi ynë është siguria, e siguria është te kufijtë. Ne edhe një herë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre dhe u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë akt dhe të rrisin presionin te Serbia.
Serbia nuk ka ndryshuar në qëllime, motive dhe apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo çka është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht kërkon pretekste për destabilizim e eskalim, e kur nuk ka, atëherë është e gatshme dhe sigurisht e aftë t’i krijojë ato. Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është dëshmia më e qartë dhe më e freskët për këtë”, u shpreh Kurti.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










