Kosova
Kurti: Po e vëzhgojmë Zyrën Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë
n Në këtë kohë kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukainës, Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë është duke u vëzhguar nga organet e sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë janë shumë të ngushta dhe në këtë kohë kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukainës, Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë është duke u vëzhguar.
Tha se s’ka komunikim në mes të kësaj zyre dhe qeverisë që ai udhëheq.
“Ne nuk kemi komunikim me të, mirëpo ajo ndodhet nën vëzhgimin e plotë të organeve tona kompetente, por pa dyshim që nuk janë pasivë as aleatët dhe partnerët tanë”, tha Kurti.
“Deri kur do të marrim ndonjë udhëzim për shkak të fakteve të reja që të veprojmë në ndonjë veprim të caktuar ,do të ngelet kështu siç është, mirëpo në momentin që ne sadopak vërejmë se ndodhin gjëra të rrezikshme ose të paparashikuara padyshim që s’do të hezitojmë për asnjë moment”, tha Kurti në KTV.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











