Kosova
Kurti: Nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët
Murati tregon se kur pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat dhe studentët
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot Pakon e re të ndihmave, në një konferencë për media.
Gjatë fjalimit, Kurti ka thënë se për muajin prill do ta dyfishojnë vlerën e asistencës sociale.
Për këtë muaj, pensionistëve do t’iu shtohen nga 100 euro shtesë.
Nga 100 euro do t’iu ndahen edhe punëtorëve të sektorit privat dhe atyre të sektorit publik.
Me nga 100 euro do të mbështeten edhe studentët.
Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro, dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.
Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës. Pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro shtesë për muajin prill, dhe do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension. Për herë të parë, do të mbështesim me 100 euro të gjithë punëtorët e sektorët privat. Në kuadër të kësaj pakoje do të ndahen edhe nga 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Për herë të parë do të mbështeten të gjithë studentët me nga 100 euro. 80 mijë studentë do të përfitojnë nga kjo… Vlera totale e kësaj është mbi 100 milionë euro, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht secila familje”, ka deklaruar Kurti.
Nga ana tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se shtesa prej 100 eurosh për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë. Por, për punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të hapet një aplikim.
“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











