Rruga për formimin e institucioneve të reja do të hapet vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë certifikuar rezultatin zgjedhor. Numërimi i votave ka përfunduar dhe tani procesi është në fazën e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme./REL
Kosova
Kurti: Qeveria e re do të udhëhiqet nga LVV-ja dhe unë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai do të udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha Kurti shkurtimisht për gazetarët më 10 mars.
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 42.27 për qind të votave të fituara apo 48 ulëse në Kuvendin me 120 vende. Kjo nënkupton se kjo parti nuk mund ta formojë e vetme ekzekutivin e ri, për të cilin duhen 61 deputetë.
Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se me cilat parti opozitare partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, është më e përafërt.
Numri dy në LVV, Glauk Konjufca, ka deklaruar për një media italiane se synojnë që ta formojnë Qeverinë me partitë joserbe.
Partitë joserbe kanë të rezervuara 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, aq sa kanë edhe partitë serbe. Në mesin e partive serbe, partia e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka fituar një mandat, ndërkaq nëntë të tjera i ka marrë Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Konjufca ka thënë se me bashkëpunimin me partitë joserbe, përjashtohet që Lista Serbe të ketë “pushtet vendimtar”. Kjo parti ishte lënë jashtë Qeverisë edhe pas zgjedhjeve të kaluara dhe LVV-ja e formoi Qeverinë me partitë joserbe dhe emëroi Nenad Rashiq ministër, pasi Kushtetuta kërkon që një ministër të jetë nga radhët e komunitetit serb.
Konjufca, që është nënkryetar i LVV-së dhe kryeparlamentar, tha se ka pak të ngjarë që partia e tij të bashkëpunojë me partitë e mëdha shqiptare.
Edhe partitë shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit.
Megjithatë, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në e as me partitë që aktualisht janë në opozitë nuk ka vendosur Fatmir Limaj, kreu i Nismës, parti që në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte pjesë e koalicionit me AAK-në dhe disa parti të tjera.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












