Kosova
Kurti: Serbia është në panik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediat gjermane është shprheur se situata në veri të Kosovës është e tensionuar për shkak të panikut që ka krijuar Beogradi.
Kurti për në një intervistë për Der Spiegel ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.
“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.
Kurti ndër të tjera theksoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të kthejë Serbinë në të shkuarën, ndërsa komentoi kërkesën e Beogradit që i drejtoi KFOR-it për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.
Sot është dita e nëntë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku serbët e zonës kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç. Barrikadat e vendosura në Rudar dhe Svecan kanë bllokuar kalimin drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













