Kosova
Kurti: Shumë qytetarë zvviceranë i kanë rrënjët në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, tha se mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë, duke shtuar se Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës duke hapur dyert dhe duke ofruar mundësi për ata që ikën nga një prej krimeve më të këqija që njerëzimi ka parë, shkruan kallxo.com.
Kurti përmendi edhe suksesin e shqiptarëve atje në fusha të ndryshme.
“Suksesi i zviceranëve me origjinë kosovare nuk shfaqet vetëm në ndeshjet e futbollit, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit, por edhe në formën e drejtorit të klinikës për kirurgji të zemrës në Universitetin e Cyrihut – si në rastin e Omer Dzemali – dhe në vendet e këshillave kantonale – si në rastin e Ylfete Fanajt”, tha Kurti, përcjell albinfo.ch.
I pari i Qeverisë u shpreh i lumtur për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe falënderues për ndihmën ekonomike që tha se Zvicra e ka dhënë që nga viti 1990.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












