Kosova
Kurti takoi të rinjtë nga diaspora që janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare
Pas shkëmbimit të tyre në ngjarjen përmbyllëse të programit për bursistët e gjeneratës së dytë në kuadër të Programit për Diplomaci Qytetare në muajin gusht të këtij viti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dhe bashkëbisedoi me tashmë gjeneratën e re dhe të tretë të këtij programi.
Përgjatë takimit, kryeministri Kurti u uroi mirëseardhjen bursistëve, duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në institucionet e Kosovës. Ai tha se Programi për Diplomaci Qytetare është një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë sonë për diasporën, gjersa diaspora mbetet një prej shtyllave kryesore të historisë sonë dhe luan një rol kyç në zhvillimin dhe rritjen e shtetit.
Kryeministri shtoi se diaspora si urë lidhëse mes Kosovës dhe botës, tash është e përfshirë më shumë edhe në kulturë, ekonomi, inovacion dhe zhvillimin e progresin e vendit. Nënvizoi rolin e rëndësishëm që bursistët e kanë përmes këtij programi, për sjelljen e perspektivës dhe aftësive që ndihmojnë në modernizimin dhe zhvillimin e mëtejmë të institucioneve tona publike, dhe rëndësinë e thellimit të lidhjes së tyre me Kosovën, si profesionistë dhe qytetarë diplomat.
Kjo është gjenerata e tretë e përgjithshme dhe e dyta që vendoset në institucione të ndryshme të vendit. Gjenerata e tretë përfaqëson diasporën tonë nga 11 shtete: Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja, Austria, Danimarka, Franca, Suedia, Gjermania, Kanadaja, Sllovakia dhe Turqia. Institucionet ku tashmë janë vendosur bursistët e gjeneratës së tretë përfshijnë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Muzeun Kombëtar.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti














