Kosova
Kurti takon ambasadorin e OSBE-së dhe atë të Zvicrës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher.
Në takim u bisedua konkretisht rreth mbështetjes për krijimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor brenda Zyrës së Kryeministrit, teksa Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e kësaj zyreje.
“Kjo zyrë do të punojë ngushtë me Zyrën e Komisionerit për Gjuhë në sigurimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, dhe do punësojë deri në 15 përkthyes, në mënyrë që ligjet dhe aktet nënligjore të paraqiten në të dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës me saktësi të plotë përkthimi. Me këtë angazhim të Qeverisë, po sigurojmë edhe sundimin e ligjit, edhe zbatimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri Kurti i falënderoi ambasadorët Davenport dhe Sprecher për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












