Kosova
Kurti: Të ndalet fushata e pasivizimit të adresave në Luginë të Preshevës
Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Kurti, çështja e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se po e përcjell me vëmendje situatën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Kjo fushatë kundër banorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë”, citohet të ketë thënë Kurti gjatë një takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa.
Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Kurti, çështja e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë.
Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.
Çështjen e pasivizimit të adresave e kishte ngritur më herët edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai i pati thënë Radios Evropa e Lirë në nëntor të vitit 2020 se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo sipas tij, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave, që ndryshe njihen me termin Lugina e Preshevës.
“Po, ky është një proces që ka filluar para disa vjetësh. Më intensivisht është duke u zbatuar në Medvegjë në shqiptarët që në 99-tën janë larguar dhunshëm nga Medvegja dhe jetojnë në Kosovë, nuk e kanë të rregulluar statusin civil në Kosovë, që do të thotë se akoma janë shtetas edhe me vendbanim në Medvegjë. Por, në kuadër të ligjit për caktimin e vendbanimit po shfrytëzohet një dispozitë e cila thotë se nëse qytetari nuk është duke banuar në vendbanimin që e ka paraqitur, atëherë ai vendbanim pasivizohet. Këtu është fjala për pasivizimin e vendbanimeve”, pati thënë Kamberi.
Ai shton se qytetarëve të cilët iu pasivizohet adresa, mund të kërkojnë të regjistrojnë një vendbanim të ri, por ai shprehet se kjo bëhet përmes një procedure të stërzgjatur.
Ai shprehu edhe shqetësimin që shqiptarët që janë larguar nga Lugina e Preshevës drejt Kosovës që nga viti 1999, nuk e kanë të rregulluar statusin civil as në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













