Kosova
Kurti: Tre kryetarët e komunave veriore nesër betohen në ndërtesa publike
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se nesër në ndërtesa publike do të mbahen seancat konstituive për betimin e kryetarëve të rinj të Komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalës hyrëse në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se nuk është normal që prej 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar dhe qytetarët pa shërbime komunale.
Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët, pa dallim.
“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbeten pa kryetar, dy prej tyre edhe pa Kuvende, e banorët atje pa shërbime komunale, kjo nuk është normale, veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim“, tha ai.
Teksa e përmendi edhe betimin e Erden Atiç si kryetar të Mitrovicës së Veriut, shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se Beogradi ndikoi në dalje të ulët të qytetarëve serbë në zgjedhjet e prillit që janë mbajtur në komunat veriore.
Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten, në orën 10:00, në objektet publike të komunave dhe jo tek asambletë komunale.
Ndërsa, të premten në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar Erden Atiç, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiç ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjançiç nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












