Kosova
Kurti uron Zvicrën, thotë se populli i Kosovës i është përherë mirënjohës
Me rastin e shënimit të festës kombëtare të Zvicrës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurtika shprehur urimet më të përzemërta me rastin e 731 vjetorit të krijimit të konfederatës Helvetike.
“Si shtet i ri ne vlerësojmë jashtëzakonisht lartë Raison d’Etre e Zvicrës, dhe bëjmë përpjekje të mësojmë sa më shumë nga angazhimi dhe përpjekja e popullit zviceran, për liri, pavarësi, demokraci dhe të drejtat e njeriut”, tha Kurti.
Tutje ai përmendi mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen zvicerane në rritjen e mirëqenies ekonomike e shoqërore në Kosovë.
“Ne kurrë nuk harrojmë dhe jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës, qoftë me ndihma të drejtpërdrejta qoftë për mikpritjen e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë luftës 1998-1999, si dhe për veprimin diplomatik të Konfederatës Zvicerane, e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovë, më 27 shkurt 2008”, tha ai.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit












