Kosova
Kurti vizitë në Bruksel, nuk takon Vuçiç-in
Është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti javën e ardhshme do të vizitojë Brukselin, e para vizitë në kryeqendrën evropiane prej momentit që ka marrë postin e kryeministrit për mandat të dytë, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj, në këtë vizitë në Bruksel ai nuk do të takojë presidentin serb Aleksander Vuçiç, por vetëm përfaqësuesit e lartë të BE-së.
Kështu ka thënë për “TV Klan” zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.
“Në mesin e javës së ardhshme, kryeministri Kurti do të qëndrojë në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së ndërsa nuk do të ketë takim Kurti -Vuçiç”, është shprehur ai.
Kryeziu nuk dha detaje të tjera rreth kësaj vizite. Dialogu Prishtinë-Beograd kishte rinisur në kohën kur Avdullah Hoti ishte kryeministër, ndërsa ende nuk dihet se kur pritet të ndodh takimi i parë Kurti-Vuçiç.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













