Kosova
Kurti viziton familjet e heronjve Enver Zymberi e Afrim Bunjaku
Në prag të ndërrimit të motmoteve, në ditën e fundit të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policës së Kosovës, Gazmend Hoxha, vizituan familjet e dy heronjve të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri.
Vizitën e filloi në Samadrexhë, te familja Bunjaku, i shoqëruar edhe nga djali i Enver Zymerit, Sokoli.
Aty kryeministri Kurti u shprehu edhe një herë mirënjohjen e thellë për sakrificën dhe kontributin e rreshterit të Policisë, heroit tonë Afrimit, gruas Lumnijes, vajzës Arbenitës dhe dy djemve, Fatlumit e Jetlumit, motrës Fexhrijes si dhe të afërmve të tjerë. E nga aty, i shoqëruar edhe nga dy djemtë e Afrim Bunjakut, Fatlumin e Jetlumin, vizituan familjen e Enver Zymerit, ku u pritën nga vëllai Egzoni, gruaja Drita, djali Sokoli, vajzat Luljeta e Rinesa, axha Ramadani dhe shumë të tjerë.
Enverin e kujtoj dy herë, tha kryeministri, një herë për shërbimin dhe sakrificën e tij dhe një herë tjetër për Bacën Rremë, babain e tij, Muharremin, shokun tim të burgut, me të cilin e kam ndarë të njëjtën qeli për një vit, në burg të Serbisë, e i cili ndërroi jetë para dy vitesh.
“Festat e fundvitit do të ishin më të plota me Afrimin e Enverin, por ne nuk i harrojmë asnjëherë, sepse ata janë historia krenare e Republikës sonë”, tha kryeministrit Kurti.
Oficerët e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku e Enver Zymeri, ranë në krye të detyrës për sundimin e ligjit, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve














