Lajme
Kusari-Lila: Kosova rrezikon të humbë edhe 75 milionë euro
“Kosova rrezikon të humbasë edhe 75 milionë euro të fondit IPA, të cilat si parakusht kryesor e kanë marrëveshjen me FMN-në"
Kriza politike në të cilën është futur Kosova pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare po ndikon negativisht në shumë segmente. Për këtë arsye deputetja e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila në tryezën e organizuar nga LDK-ja për të gjetur zgjidhjen e kësaj krize ka thënë se koalicionin fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit PAN ka thyer të gjitha premtimet për zhvillimin ekonomik.
“Kosova rrezikon të humbasë edhe 75 milionë euro të fondit IPA, të cilat si parakusht kryesor e kanë marrëveshjen me FMN-në. Kjo krizë e shkaktuar sot nga PAN, po i troket dhe do të vazhdojë t’i trokasë secilit qytetar të Kosovës në derë”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Edhe deputetja tjetër e këtij koalicioni ish ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami ka folur për rreziqet ekonomike që po ja shkakton kriza politike Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













