Lajme
Kusari-Lila: Reciprocitet edhe ndaj Maqedonisë!
"Nëse Maqedonia nuk merr masa të shpejta në zhbllokimin e importit të miellit, ne duhet të marrim masa"
Në tregun e Kosovës shumë shpejt mund të mos ketë perime apo djathë me origjinë nga Maqedonia. Bllokimi i importit të këtyre prodhimeve mund të vijë si kundërpërgjigje e Qeverisë së Kosovës ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për bllokimin e importit të miellit nga të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe Kosovën.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, tha të mërkurën se i është drejtuar me një letër Qeverisë së Maqedonisë përmes Ambasadës që ka ky shtet në Kosovë. E njëjta letër do të dërgohet edhe në CEFTA. Në letër, ajo ka shpjeguar se është sqaruar i gjithë rasti dhe kërkohet një zgjidhje e shpejt nga Qeveria e Maqedonisë, përkatësisht hapja e kufirit për eksportin e miellit “Made in Kosova”, në këtë shtet.
“Në rast se Qeveria e Maqedonisë nuk merr masa të shpejta në zhbllokimin e importit të miellit, ne duhet të marrim masa për mbrojtjen e ndonjë prodhimi në të cilin kemi përparësi, përkatësisht bllokimin e importit të ndonjë prodhimi maqedonas”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo theksoi se për pengimin e eksportit të miellit në Maqedoni kanë qenë të informuar më parë, mirëpo konfirmimin zyrtar nga kompania “M&Sillos” e kanë marrë së fundi. Ndalimi i importit të miellit është bërë me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, përkatësisht kryeministrit Nikolla Gruevski. Disa maune me miell të fabrikës së miellit “M&Sillos” janë kthyer mbrapsht në katër muajt e fundit.
Drejtori i kësaj kompanie, Sead Shehu, në letrën dërguar MTI-së ka thënë se “M&Sillos” si pasojë e ndalimit të importit të miellit deri më tani ka humbur rreth 700.000 euro, shkruan Koha Ditore.
Importi më i madh i Kosovës vjen nga Maqedonia, e cila ka vendosur të mos e pranojë miellin e prodhuar në Kosovë. Vetëm në muajin shtator vlera e mallrave të importuara nga ky shtet ishte 37 milionë e 744 mijë euro. Ndërsa vlera e mallrave të Kosovës që janë eksportuar në Maqedoni ka qenë 2 milionë e 311 mijë euro.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












