Lajme
Kush dhe sa do të paguajë për vaksinat Covid-19 në Zvicër?
Zyrtarët shëndetësorë zviceranë presin që vaksina të jetë gati për përdorim në gjysmën e parë të vitit 2021. Por, ata ende nuk kanë vendosur nëse qeveria, sigurimi shëndetësor apo vetë pacientët do të duhet të paguajnë për qëllimin.
Edhe çmimi i saktë ende nuk është përcaktuar, sepse nuk është ende e qartë se cila vaksinë do të përdoret në Zvicër. Disa vaksina tani janë duke u testuar, por “meqenëse nuk është ende e qartë se cilat përfundimisht do të mbizotërojnë, qeveria po merr një qasje të larmishme”, thanë autoritetet.
Sidoqoftë, vlerësohet se një vaksinim ndoshta do të kushtojë rreth 40 franga. Jonas Montani, një zëdhënës i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), tha se çështja e kostove “është ende duke u sqaruar”, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Por Enea Martinelli, farmacisti kryesor në një zinxhir të spitaleve rajonale Spitäler fmi AG, tha se kostoja nuk duhet t’u kalojë individëve privatë. Ndërsa, qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz – i ashtuquajturi imunitet ‘tufë’ mund të arrihet vetëm nëse të paktën 60 për qind e popullsisë vaksinohet – “pagesa nga xhepi juaj mund të dekurajojë njerëzit që të bëjnë vaksinën” , tha ai, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













