Fun
Kush është autori i letrës në shishe, të hedhur në liqen?
Çfarë ndodhi mes Oliwia dhe Konrad? Ljubisa Djormic dhe gruaja e tij, Lozana, janë të vendosur të zbulojnë misterin. Ky çift ka gjetur gjatë një shëtitjeje në liqenin Constance në Arbon një shishe, e cila përmbante një letër. Teksti ishte i shkruar në polonisht, një gjuhë që asnjëri nuk e kuptonin.
“Ne mendonim se ishte një letër dashurie, pasi ajo fillon me emrin e një vajze, Oliwia dhe që është e nënshkruar me emrin Konrad. Me që ne besojmë në pasionin e dashurisë, kemi botuar tekstin në Facebook (shih më poshtë)”, tregon Ljubisa. Çifti i Saint-Gallen shpresonte të ribashkohen dy të dashuruarit dhe këtë ta arrijnë falë shishes së gjetur.
Një ndarje, apo diçka tjetër…
Tani për tani, çifti në fjalë është zhgënjyer. Së pari, sepse askush nuk është shfaqur dhe, mbi të gjitha, sepse mesazhi i përkthyer tregon se është një letër për të thënë “lamtumirë”. Konrad në fjalë ishte i përlotur, kur ai shkroi këtë letër. Kjo është letra e tij për t’i thënë lamtumirë Oliwia-s. Sipas kësaj letre, marrëdhënia e tyre po shthurej. Ata janë dashuruar dhe ai duket të këtë gjithçka për të, por duket se është tepër vonë. Konrad vazhdon shkrimin, duke i uruar fat të mirë të dashurës së tij dhe shpreson se ajo do të gjejë dikë që e bën të lumtur. Ai përfundon letrën, duke pranuar se kujtesa e saj do të mbetet përgjithmonë në zemrën e tij.
Ljubisa Djormic dhe Lozana duan të vazhdojnë të jenë optimistë. Ata shpresojnë se Konrad nuk end kanë mundësi ribashkimi dhe se shkrimi i tyre në Facebook do të dëgjohet nga Oliwia.
E-Diaspora
-
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun Në Corpataux-Magnedens, familjarë, miq dhe artdashës mblidhen për të nderuar një personalitet që jetoi mes pikturës,... -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish











