Bota
Kush është dorasi që e vrau me shpatë 36-vjeçarin?
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Stuttgard të Gjermanisë, e ku si pasojë një 36-vjecarë ka mbetur i vdekur pasi që u qëllua disa herë me shpatë në kokë nga vrasësi.
Rasti ka ndodhur në një rrugë në këtë qytet, në orët e vona të pasdites, njoftojnë autoritetet gjermane.
“Dëshmitarët e rastit kanë njoftuar policinë me të parë rastin, i cili ndodhi pas një mosmarrëveshje. Ndërsa pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë”, shkruajnë mediat gjermane.
Policia më vonë e ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vrasje të rëndë dhe tani ai është duke u marrë në pyetje nga Policia.
Vrasësi bëhet e ditur se është një 28-vjeçar nga Siria. Gjithashtu, bëhet e ditur të dy këta para se të ndodhte tragjedia e kishin pasur një konflikt në mes vete, përcjellë Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau










