Kosova
Kush është kosovari i parë që hyri në zonën Shengen pa vizë?
Avokati Arianit Koci ka hyrë në shtetin e Greqisë pa pasur nevojë për vizë.
Ai fillimisht ka paraqitur pamje nga kufiri Maqedoni e Veriut-Greqi, e më pas ka hyrë në shtetin grek, kjo pasi Greqia me zonë kohore është një orë para Kosovës.
Për shkak të diferencës kohore, në Bashkimin Evropian Viti i Ri ka ardhur së pari në Greqi.
“Kur në Paris, Berlin apo Romë, njëjtë si në Kosovë, ka qenë ora 23.00, grekët e kanë uruar njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse nuk kam shkuar në drejtim të Kroacisë. Siç ka thënë Dostojevski: “Duhet diçka më shumë se inteligjenca, për të vepruar me inteligjencë”. Në anën tjetër, lajmi se jam kosovarj i parë që ka hyrë në BE pa vizë, është pjesërisht i vërtetë. Si xhentëllmen që jam, përparësi i kam dhënë Meritës…Urime!”, ka shkruar Koci.
Koci menjëherë pasi ka kaluar kufirin dhe ka dalë në territorin e Greqisë, ka takuar edhe një familje kosovare.
Nga atje avokati Koci ka hapur shampanjë në shenjë feste për liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











