Lajme
Kush është pasagjeri që ndaloi dy avionë në Athinë
Aeroporti Ndërkombëtar ‘Eleftherios Venizelos’ në Athinë ishte në gatishmëri mbrëmë për dy fluturime të Emirates me destinacion Nju-Jorkun dhe Dubai, pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për një pasagjer “të dyshimtë”.
Ditën e sotme mediat kanë dhënë më shumë informacion për pasagjerin që shkaktoi ndërprerjen e trafikut ajror. Bëhet fjalë për një shtetas turk, 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë vizë për në Nju-Jork si refugjat, dhe dyshohet se është anëtar i një organizate terroriste. Ai ka hyrë në Greqi nga Turqia dy-tre vjet më parë dhe qëndronte në Athinë nën statusin e azilkërkuesit.
Ai bëri kërkesë për azil dhe autoritetet greke i dhanë një qëndrim të përkohshëm deri në vitin 2025. Megjithatë, burri nuk ishte në asnjë nga fluturimet që u ndaluan mbrëmë.
Një pasagjer në aeroplanin për në Nju-Jork, Yanis Spiridakis, tha për ANT1 se stafi i kishte njoftuar se avioni po kthehej në Athinë.
“Në fillim menduam se e kishim dëgjuar gabim njoftimin, më pas stafi na njoftoi se vërtet do të ktheheshim. Fillimisht ata nuk thanë arsyen. Ata thanë se avioni thjesht do të kthehej në Athinë. Pas përpjekjeve tona, ata thanë kishte një problem me hapësirën ajrore franceze”, tha ai.
Ai shton se pasagjerët e kuptuan se çfarë po ndodhte kur ndezën internetin në celularët e tyre.
“Kemi pasur një pamje të qartë të ngjarjes kur kemi zbritur, kemi hapur celularët dhe përmes rrjeteve sociale kemi kuptuar se për çfarë bëhet fjalë”, përfundoi ai.
Pas kontrollit të të gjithë pasagjerëve, si dhe avionit, policia njoftoi se nuk u gjet asgjë e dyshimtë./Euronews
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Studiuesit zviceranë kanë frikë nga ndikimi i ndryshimeve klimatike në Liqenin e Konstancës Sipas studiuesve zviceranë, ndryshimi i klimës po ka një ndikim negativ në përzierjen e oksigjenit në... -
Zjarri në Crans-Montana: 38 të lënduar ende duke u trajtuar -
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto -
Zvicër: 15-vjeçari humb jetën nga goditja me tren -
Pranvera në Zvicër, temperaturat deri në 23°C











