Kosova
Kush është Rifat Latifi?
Kryeministri Albin Kurti emëroi sot doktor Rifat Latifin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kush është Latifi?
Rifat Latifi lindi në Kllodernicë të Skenderajt më 1955. Shkollën fillore e përfundoi në Turiqec, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Në vitin 1982 i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe po atë vit emigroi në SHBA.
Fillimisht u vendos në Hjuston, ku punoi në hulumtime shkencore.
Specializimin për kirurgji e filloi në Klinikën e Klivlendit, pastaj e vazhdoi në Universitetin e Jelës, ndërsa specializimin e dytë në traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion e kreu në Nju Jork, College of Medicine.
Profesor universitar u bë pas 5 vjetësh të mbarimit të specializimit dhe mbajti shumë poste akademike dhe organizative me rëndësi në mjekësinë botërore.
Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.
Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikanë për shtetin e Arizonës.
Prof. Dr. Rifat Latifi është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID.
Është laureat i çmimit prestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerworld Honors Program”, më 2011.
Prof. Latifi ka botuar disa libra për mjekësi (kirurgji, nutricion, laparaskopi dhe telemjekësi) si dhe është autor i mbi 130 artikujve shkencorë.
Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Klinikën e Klivelandit, e pastaj në Universitetin Yale, që të dy këto institucione, nga më të mirat në botën mjekësore.
Pas specializimeve, shkon në Richmond, Virxhinia për një kohë të shkurtër, por do të përfundonte shumë shpejt në Tucson, Arizona.
Sot, ai punon si profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës.
Rifat Latifi, M.D.,FACS,FICS, punoi me përkushtim në afirmimin e shëndetësisë shqiptare.
Kontributi i tij është i madh në themelimin e shërbimit të telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri.
Si ekspert në lëmin e kirurgjisë, përveç në universitete të ndryshme amerikane, për një kohë punoi edhe në Katar dhe në vende të tjera botërore.
Në qendrat ku ai punoi, u angazhua edhe në edukimin e mjekëve shqiptarë.
Disa nga botimet e profesor Rifat Latifit:
1.Thyroidectomy in a Surgical Volunteerism Mission: Analysis of 464 Consecutive Cases.
Latifi R, Gachabayov M, Gogna S, Rivera R.
J Thyroid Res. 2019
2.Recurrence of infection and hernia following partial versus complete removal of infected hernia mesh: a systematic review and cohort meta-analysis.
Gachabayov M, Gogna S, George G, Samson D, Latifi R.
Hernia. 2019
3.Falling Again Falls in Geriatric Adults-Risk Factors and Outcomes Associated With Recidivism.
Prabhakaran K, Gogna S, Pee S, Samson DJ, Con J, Latifi R.
J Surg Res. 2019
4.Different etiopathogeneses in early-onset and late-onset inguinal hernia mesh infections in a prospectively evaluated cohort.
Gachabayov M, Latifi R.
Acta Chir Belg. 2019
5.Nutrition in surgical patients: how soon is too soon?
Khan M, Latifi R.
Curr Opin Crit Care. 2019
6.Pre-hospital shock index correlates with transfusion, resource utilization and mortality; The role of patient first vitals.
Jehan F, Con J, McIntyre M, Khan M, Azim A, Prabhakaran K, Latifi R.
Am J Surg. 2019
7.Patient satisfaction following thyroidectomy in surgical mission: a prospective study.
Gachabayov M, Latifi R.
Gland Surg. 2019
8.Metabolic Syndrome Exponentially Increases the Risk of Adverse Outcomes in Operative Diverticulitis.
Jehan F, Zeeshan M, Con J, Hanna K, Tang A, Hamidi M, Latifi R, Joseph B.
J Surg Res. 2020
9.Females fall more from heights but males survive less among a geriatric population: insights from an American level 1 trauma center.
El-Menyar A, Tilley E, Al-Thani H, Latifi R.
BMC Geriatr. 2019
10.En bloc removal of infected hernia mesh rather than “blue-ectomy”.
Gachabayov M, Gogna S, Latifi R.
Hernia. 2019
11.Passive drainage to gravity and closed-suction drainage following pancreatoduodenectomy lead to similar grade B and C postoperative pancreatic fistula rates. A meta-analysis.
Gachabayov M, Gogna S, Latifi R, Dong XD.
Int J Surg. 2019
12.Clinical Presentation and Management of Pelvic Morel-Lavallee Injury in Obese Patients.
Muneer M, El-Menyar A, Abdelrahman H, Murad MA, Al Harami SM, Mokhtar A, Khawar M, Awad A, Asim M, Latifi R, Al-Thani H.
J Emerg Trauma Shock. 2019
13.Telemedicine for Neurotrauma Prevents Unnecessary Transfers: An Update from a Nationwide Program in Albania and Analysis of 590 Patients.
Olldashi F, Latifi R, Parsikia A, Boci A, Qesteri O, Dasho E, Bakiu E.
World Neurosurg. 2019
14.Revieë of Existing Scoring Systems for Massive Blood Transfusion in Trauma Patients: Where Do We Stand?
El-Menyar A, Mekkodathil A, Abdelrahman H, Latifi R, Galwankar S, Al-Thani H, Rizoli S.
Shock. 2019
15.A novel tool to evaluate bias in literature on use of biologic mesh in abdominal wall hernia repair.
Con J, Zarain L, Gogna S, Samson DJ, Prabhakaran K, Gashi S, Tilley E, Latifi R.
Hernia. 2019
16.Safety of hernia repairs in the setting of surgical volunteerism missions.
Gachabayov M, Latifi R.
Hernia. 2019
17.Increases Access to Care through Telemedicine in Albania: An Analysis of 2,724 Patients.
Latifi R, Parsikia A, Boci A, Doarn CR, Merrell RC.
Telemed J E Health. 2019
18.Traumatic brain injury in patients screened for blood alcohol concentration based on the mechanism of injury.
El-Menyar A, Consunji R, Asim M, Mekkodathil A, Latifi R, Smith G, Parchani A, Al-Thani H.
Brain Inj. 2019
19.Racial Disparities in the Cardiac Computed Tomography Assessment of Coronary Artery Disease: Does Gender Matter.
El-Menyar A, Abuzaid A, Elbadawi A, McIntyre M, Latifi R.
Cardiol Rev. 2019
20.Improving survival after an emergency resuscitative thoracotomy: a 5-year review of the Trauma Quality Improvement Program.
Joseph B, Khan M, Jehan F, Latifi R, Rhee P.
Trauma Surg Acute Care Open. 2018
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













