Sport
Kush fshihet pas futbollistëve shqiptarë të Zvicrës?
Ndeshjet e futbollit në Euro 2016 nuk do të luhen vetëm në fushën e gjelbër, por edhe në shkallët e stadiumeve.
Futbollistët e të gjitha skuadrave evropiane do të kenë mbështetjen edhe të bashkëshorteve të tyre. Media të ndryshme ndërkombëtare gjatë këtyre ditëve vënë në pah se kush fshihet edhe pas futbollistëve më të njohur të këtij kampionati. Në këtë mes nuk mund të mbeten jashtë edhe gratë e futbollistëve shqiptarë, të cilët luajnë për reprezentacionin zviceran.
Albinfo.ch ju sjell disa detaje se si janë njohur disa nga futbollistët shqiptarë të Zvicrës me bashkëshortet e tyre dhe për jetën e tyre në përgjithësi.
Valon Behrami – Elena Bonzini
Djaloshi nga Mitrovica, Valon Behrami, dhe modelja italiane, Elena Bonzini, njihen që nga viti 2007. Elena i ka qëndruar prapa Valonit kudo që ai ka luajtur dhe në cilin vend ka jetuar. Vitin e kaluar ata u zhvendosen nga Hamburgu në Watford të Anglisë. Çifti i famshëm njihen për jetën luksoze që bëjnë. Valoni është “merakli” i veturave të shtrenjta. Ai nget një Ferrari, ndërsa në Tesinë çifti ka një vilë luksoze. Valoni dhe Elena kanë një vajzë, Sofien, shtatëvjeçare. Derisa Valoni është në Francë për të zhvilluar ndeshjet në Kampionatin Evropian, ai duket se këtë herë nga tribunat e stadiumit nuk do ta këtë përkrahjen e bashkëshortes. Kjo për shkak se Elena është shtatzënë në muajin e tetë dhe pas vajzës Sofia, çifti pret sërish edhe lindjen e një vajze. Termini i lindjes është më datën 10 korrik, pikërisht në ditën e finales së kampionatit Evropian. A do të jetë Valoni pranë bashkëshortes apo do të jetë duke luajtur në finalen e kampionatit? Kjo mbetet të shihet.
Blerim Xhemaili – Erjona Sulejmani
Blerim Xhemaili mbron ngjyrat e Zvicrës, por duket se zemra i rrah shqip. Djaloshi nga Tetova është i martuar me bukuroshen shqiptare, Erjona Sulejmani. Çifiti u martua gjatë verës së vitit të kaluar në një ambient krejtësisht privat dhe larg syrit të mediave. Ata kanë edhe një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Luan. Mësohet se Blerimi dhe Erjona u njoftuan gjatë kohës kur 30-vjeçari shqiptar luante në Napoli të Italisë, ndërsa Erjona kishte filluar jetën si modele në Itali. Erjona Sulejmani vite më parë ishte pjesëmarrëse e “Miss Shqipëria”, ndërsa po atë vit kishte përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Bikini of the World”, njofton albinfo.ch. Ditë më parë gjatë seancës stërvitore të Zvicrës, në tribunat e stadiumit, u shfaq Erjona së bashku me djalin Luanin. Bukuria e saj, “trullosi” gazetarët zviceranë, të cilët për pak minuta harruan futbollistët në fushë dhe gjithë aparatet fotografik u drejtuan tek ajo.
Granit Xhaka – Leonita Lekaj
Në ndeshjen që Zvicra e zhvillonte vitin e kaluar kundër Estonisë, Granit Xhaka në minutën e 27 shënon golin e dytë. Pas këtij goli sytë e tij u drejtuan tek një person që ishte i ulur bashkë me babain e tij, Ragipin, në tribunat e stadiumit Swissporarena në Luzern. Xhaka e feston golin duke bërë më dorë një zemër në drejtim të saj. Askush nuk dinte se kush është kjo zeshkane. Të nesmrën mediat vërshuan për të zbuluar emrin e vajzës që ia kishte rrëmbyer zemrën djaloshit të ëndrrave të shumë vajzave. Ajo ishte Leonita Lekaj, 22 vjeçare, vajza shqiptare, e cila jetonte në Borussia në vendin ku Xhaka luajti deri sezonin e fundit para se transferohet në Arsenal për 45 milionë euro. Vetëm pak muaj më vonë, pa bërë shumë zhurmë dhe vetëm në mesin e familjarëve çifti vendosi të fejohen. Përveç disa fotografive, mediat nuk kanë arritur për të nxjerrë më shumë detaje rreth bukuroshes Leonita. “Nuk dëshiroj të flas shumë rreth jetës sime private”, ka thënë Graniti për mediat gjermane. Kur do të martohen, ai nuk dëshiron ta zbulojë. “Ne e dimë, por… ndoshta gjatë verës”, shprehet Graniti. Por ceremonia martesore sipas Xhakës nuk do të bëhet as në Gjermani dhe as në Zvicër, por në vendlindjen e prindërve të tij, në Prishtinë.
Albinfo.ch
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?















