Shqipëria
Kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri, tregon sondazhi i fundit
Nga gjetjet e sondazhit IPSOS-Top Channel, rezulton se Partia Socialiste i fiton zgjedhjet e 25 prillit.
Ndonëse u përball me dy sfida të mëdha si tërmeti dhe pandemia në mandatin e dytë, 42% e të anketuarve mendojnë se PS e drejtuar nga Edi Rama e meriton mandatin e tretë.
Pyetjes së cili mendojnë se i fiton zgjedhjet, pavarësisht se kë votojnë, 36% e të anketuarve janë përgjigjur se mendojnë se do të fitojë aleanca opozitare PD-AN, e drejtuar nga Lulzim Basha nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të mërkurë dhe vetëm 1% do të votonin për LSI, përcjell Albinfo.ch.
Në krahasim me valën e parë të prillit, bien shifrat e PS nga 48% që ishin dhe rriten shifrat e aleancës PD-AN nga 32% në 36%.
Ndërkohë, 20% thonë se nuk e dinë dhe 1% refuzojnë të përgjigjen. Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











