Lajme
Kush janë pesë njerëzit më të pasur në botë për momentin?
Sipas listës së miliarderëve nga Forbes, pesë njerëzit më të pasur në botë janë Bernard Arnault, Elon Musk, Gautam Adani, Jeff Bezos dhe Warren Buffett, përcjell albinfo.ch.
Bernard Arnault, kreu i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, është tani njeriu më i pasur në botë, pasi rrëzoi Elon Muskun nga ky titull.
“LVMH Mowt Hennessy Louis Vuitton”, e njohur zakonisht si LVMH, është një korporatë franceze e specializuar në mallra luksoze, me seli në Paris. Filialet e saj janë Louis Vuitton, Dior, Sephora, Tiffany & Co, Fendi dhe shumë të tjera.
Arnault, i cili është 71-vjeçar, ka një pasuri prej 206.4 miliardë dollarësh.
Në vendin e dytë, në listën e njerëzve më të pasur është Elon Musk, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 146.8 miliardë dollarë.
Musk është CEO i kompanive sikurse Tesla, SpaceX dhe Twitter.
Në listën e top-pesëshes gjendet edhe Gautam Adani, i cili gjendet në vendin e tretë me një pasuri prej 128 miliardë dollarë.
Jeff Bezos me një pasuri prej 118.5 miliardë dollarësh renditet në vendin e katërt në listën e Forbes. Bezos është një sipërmarrës amerikan, pronar i mediave e investitor. Ai është themeluesi, kryetari ekzekutiv dhe ish-presidenti dhe CEO i Amazon.
Ndërkaq, në vendin e pestë është Warren Buffet, me një pasuri prej 110.8 miliardë dollarësh. Buffett është një manjat biznesi, investitor dhe filantropist amerikan. Ai është aktualisht kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë A do të ndikojnë çmimet e larta të karburantit të avionëve në udhëtimet ajrore për në... -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi -
Kantonet armatosen kundër përhapjes së opioideve të rrezikshme -
Fluturime të tjera do të anulohen në Zvicër të hënën dhe të martën -
Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët në më shumë se një vit












